SUHAREKË

Fotografitë: KFBallkani/fb
Lideri rifillon rrugëtimin drejt titullit të parë
19 May, 2020 @16:36
Lideri i Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani, pas stërvitjeve individuale të lojtarëve që ka pasur gjatë pandemisë, sot edhe zyrtarisht ka nisur stërvitjet në formë grupore, sipas rregullave të Ministrisë përkatëse.
Ballkani që po drejtohet nga Ismet Munishi ka qenë befasia më e këndshme e stinorit 2019/20 dhe ekipi tash po vazhdon që të kërkojë titullin, edhe pse në fillim thuhej se nuk do të mund të duronin pranverën.
E me sot, sipas udhëzuesit të Ministrisë së Shëndetësisë ekipi suharekas ka filluar zyrtarisht stërvitjet.
“Pas një pauze të gjatë për shkak të pandemisë COVID-19 skuadra ka rifilluar zyrtarisht stërvitjet sipas udhëzuesit të Ministrisë së Shëndetësisë. Na prift e mbara,” ka shkruar postimi i klubit suharekas përcjellë me fotografi nga përgatitjet.
Ballkani përkundër të gjithave është duke luftuar në dy fronte për të arritur historinë e klubit.
Ekipi është në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës dhe me gjasa të mira për të arritur finalen dhe ndoshta edhe Kupën e parë në histori.
E në anën tjetër, lidershipi në Superligë po vazhdon.
“Xhebrailat” në Kupë i pret Feronikeli, ndërsa në Superligë presin Drenicën.
MEDIA

15 January, 2021 @23:38
Trajneri kosovar Ismet Munishi, që u nda me Ballkanin këtë muaj, ka dhënë një intervistë në emisionin Dhoma e Rrëfimit…
FAZA PËRGATITORE

Foto: KF Arbëria
15 January, 2021 @17:36
Skuadra e Arbërisë sot ka realizuar stërvitjen e parë në Antalya të Turqisë, ku po qëndron në kuadër të fazës…
TRANSFER

15 January, 2021 @16:25
Skuadra e Llapit sot ka nënshkruar me futbollistin e ri të saj, Amir Hossari. Hossari, 27 vjeçar, luan në pozitën…
LLAPI

14 January, 2021 @22:17
Skuadra e Llapit ka shkëputur marrëveshjen e bashkëpunimit me njërin prej portierëve të saj. Steven Hoffman nuk do të jetë…
PAS SUSPENDIMIT

14 January, 2021 @16:19
Kryetari i FC Prishtina, Remzi Ejupi, ka reaguar në rrjete sociale pas dënimit që FFK ia shqiptoi mbrëmë vonë. …