LIGA E PARË

BOROZANI/D.S.
Lideri vjeshtor fillon punën të mërkurën
20 January, 2014 @21:28
Vëllaznimi i Gjakovës, që ka pasur një performancë tejet impresionuese në gjysmëstinorin vjeshtor të Ligës së Parë, do t’ia nis stërvitjeve të mërkurën.
Me të marrë konfirmimin nga drejtuesit komunal për mbështetje, kuqezinjtë me në krye Ajet Shoshollin pritet që të mërkurën t’ia nisin përgatitjeve për edicionin pranveror të Ligës së Parë, me ç‘rast kërkojnë hyrjen në Superligë.
Vëllaznimi ka përfunudar vitin 2013 si kampion vjeshtor i Ligës së Parë me 36 pikë të tubuara nga 15 ndeshje, derisa përcjellësi i parë Istogu ka katër pikë më pak.