LIEPAJA - GJILANI

Foto: SC Gjilani / Facebook
Liepaja - Gjilani, Ramadani me asnjë ndryshim nga ndeshja e parë
14 July, 2022 @14:57
Pas fitores 1-0 në Kosovë, sot Gjilani e luan ndeshjen kthyese ndaj Liepajas në Letoni.
Ndeshja është e vlefshme për rrethin e parë kualifikues të UEFA Conference League.
Në krahasim me ndeshjen e kaluar, Zekerija Ramadani nuk ka bërë asnjë ndryshim në 11-shen startuese.
11-SHET STARTUESE:
LIEPAJA: Zviedris; Savaļnieks, Marta, Hreljic, Kārkliņš; Inacio Miguel, Strumia, Kapun; Lucas Villela, Dodo, Soladio.
GJILANI: Koliçi; Prekazi, Krivanjeva, Hoxha, Beqja; Dabiqaj, Keita Aziz; Cale, Kelmendi, Zabërgja; Blerim Krasniqi.
Ndeshja fillon në ora 16:00.