Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGUE 1

Lille, kampion i Francës

Foto: LOSC Lille

Lille, kampion i Francës


23 May, 2021 @22:47

Skuadra e Lille është shpallur kampione e Ligue 1 për stinorin 2020/21, pasi që ka mposhtur Angersin si mysafir me rezultatin 1-2.

Lille-it i duheshin patjetër 3 pikët sonte, pasi që edhe PSG kreu detyrën duke mposhtur Brestin. Lille e filloi mirë ndeshjen, duke shënuar qysh në minutën e 10’ përmes Davidit, ndërsa në fund të pjesës së parë penalltinë e akorduar për Lille-in e shndërroi në gol Burak Yilmaz [46’].

Në pjesën e dytë, Angersi pati mjaft mundësi për të shënuar, por portieri Maignan ishte në krye të detyrës duke mbajtur skuadrën e tij pa pësuar gol, të paktën deri në minutën e 92’ të ndeshjes kur Fulgini shënoi për 1-2.

Ky ishte titulli i 4 në histori për skuadrën e Lille, njëkohësisht një rifreskim në Francë pasi që PSG kishte fituar titullin 7 herë në 10 vitet e fundit.


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1