LUTZ LINDEMANN
Lindemann flet para ndeshjes me Vëllaznimin
18 February, 2017 @22:21
Skuadra e Prishtinës nesër do ta hap stinorin pranveror me ndeshjen e Kupës së Kosovës, ku përballë do ta ketë rivalin e vjetër, Vëllaznimin e Gjakovës.
Trajneri i Prishtinës, gjermani Lutz Lindemann, para kësaj ndeshjeje foli për faqen zyrtare të klubit, ku bëri të ditur se fitorja edhe kupa është synimi i vetëm i bardhekaltërve.
“Vëllaznimi ka një ekip të mirë edhe trajner të mirë. Ata luajnë shumë mirë futboll. Por ne do të japim gjithçka për të fituar, sepse ne kemi ambicie të mëdha, duam vetëm fitore dhe trofe,” tha tekniku gjerman.
Ndeshja ndërmjet Vëllaznimit dhe Prishtinës luhet në stadiumin e qytetit Gjakovë dhe fillon nga ora 12:30.