MIQËSORE

Liria barazoi me ekipin e Superligës
22 July, 2022 @11:06
Skuadra e Lirisë nën drejtimin e trajnerit të ri të saj Xhengis Rexhepi, ka barazuar në përballjen e parë miqësore-jozyrtare të zhvilluar në Përparim Thaçi të Prizrenit.
Bardhezinjtë, pas pjesës së parë të barabartë 0-0 kanë kaluar në epërsi përmes Alban Memedit, por shpejt barazoi Edon Sadriu për Ferizajin, për të vendosur kështu rezultatin përfundimtar të ndeshjes, 1-1.
Si Rexhepi, ashtu edhe Arbnor Morina i Ferizajit eksperimentuan me ekipet e tyre, duke provuar thuajse të gjithë lojtarët në ndeshjen e zhvilluar pasdite që nisi në 17:30.