PRIZREN
Liria nis përgatitjet
19 January, 2015 @22:54
Me të zgjedhur kryetarin e ri të klubit, Liria sot edhe zyrtarisht ka nisur përgatitjet për pjesën pranverore të kampionatit në Ligën e Parë të Kosovës.
Ekipi prizrenas, që tashmë dy stinorë nuk është në elitën e futbollit kosovar, po e shikon mundësinë për tu rikthyer aty.
Televizioni lokal nga Prizreni, TV Opinioni, ka raportuar sot se bashkë me trajnerin Agron Beseni, të gjithë futbollistët kanë qenë të pranishëm në stërvitjen e parë të klubit dhe pas fillimit në Prizren, do të shqyrtojnë mundësitë për të shkuar edhe në Durrës për të kryer një fazë përgatitore atje.
Mirsad Çollaku, kryetar i ri i klubit ka shprehur besimin se kthimi i Lirisë në elitë mund të realizohet, derisa bashkë me trajnerin e ekipit kanë bërë të ditur se mund të përforcohen edhe me ndonjë lojtar për të qenë edhe më serioz në rrugë drejt Superligës.
Liria ka përfunduar stinorin vjeshtor në Ligë të Parë në pozitën e katërt të tabelës së klasifikimit, pas Llapit, Gjilanit dhe Flamurtarit.
Bardhezinjtë nga Prizreni, kanë tubuar 31 pikë, derisa lideri vjeshtor, Llapi ka 34 pikë.
Shikoni tabelën aktuale të Ligës së Parë