Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZREN

Liria përkujton Përparim Thaqin

Foto: KFLiria/fb

Liria përkujton Përparim Thaqin


27 May, 2020 @13:00

Klubi i Lirisë së Prizrenit sot ka përkujtuar ish lojtarin e ekipit, Përparim Thaqi, që ra dëshmor për vendin në vitin 1998 në luftë ndaj forcave serbe.

Thaqi që ka qenë futbollist i ekipit të parë të Lirisë , e në kushte të jashtëzakonshme përveç detyrës si futbollist i ishte përgjigjur edhe detyrës për mbrojtje të atdheut.

Ai ndërroi jetë më 27 maj 1998, gjatë luftimeve në një pritë mes fshatrave Bellacërkë dhe Xërxë, derisa kryenin detyrat e UÇK-së.

Perparim Thaqi

Aty ndërruan jetë edhe dy shokë bashkëluftëtarë të tij.

“KF Liria e prirë nga kryetari i klubit Qemal Krasniqi bashkë me drejtues, futbollistë dhe përfaqësues të tifozëve të klubit Arpagjik’t nderuan dëshmorin,” është thënë ndër të tjera në njoftimin e klubit.

Pas luftës së viteve të ‘90-ta, me tu kthyer në stadiume, KF Liria stadiumin e qytetit të Prizrenit e quan “Përparim Thaqi” në kujtim të përjetshëm të ish futbollistit të ekipit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë