Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FETAHAJ ME 2 ASISTIME, LIRIA FITON

Liria vazhdon ndjekjen

Pamje nga ndeshja e sotme/ Foto: KFRahoveci/ fb

Liria vazhdon ndjekjen


6 May, 2023 @18:54

Me golat e shënuara në pjesë të dytë të ndeshjes Liria ka vazhduar me fitore në kuadër të Ligës së Parë Grupi A, duke e mposhtur sot Rahovecin në Jahja Danuza. Pas pjesës së parë të kaluar pa gola, ekipi i Xhengis Rexhepit ka gjetur golat në pjesë të dytë për të siguruar fitoren e tretë me radhë, Rahoveci 0-2 Liria [Diellor Beseni 64, Astrit Berisha 83]. Të dy këta u asistuan nga ylli i prizrenasve, Liridon Fetahaj që po bën çmos për ekipin e tij për të siguruar Superligën këtë stinor.

Liria

Kjo ka qenë fitorja e tretë me radhë për Lirinë pas barazimit me Phoenixin jashtë, ndërsa prizrenasit vazhdojnë të jenë tri pikë larg liderit Feronikeli’74. Vetëm fituesi i Grupit A shkon direkt në Superligë të Kosovës, ndërsa pozita e dytë duhet t’i fitojë dy ndeshje barazhi për të siguruar Superligën 2023/24.

TABELA AKTUALE

Liria ka 50 pikë nga 25 ndeshje, ndërsa deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe dy xhiro. Në anën tjetër Rahoveci pas ndarjes me trajnerin Senad Alirifa sikur ka kryer punë këtë stinor, pasi që po kalon xhirot e fundit të stinorit për prestigj, derisa është i shtati në renditje me 30 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga