Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRAG BARAZHI I LIGËS SË PARË

Liria-Vushtrria, formacionet e mundshme

Liria-Vushtrria, formacionet e mundshme


20 May, 2022 @16:43

Nesër me fillim në ora 15:00 në Klinë, në stadiumin 18 qershori skuadra e Lirisë dhe ajo e Vushtrrisë, do të ndeshen në duelin e barazhit të Ligës së Parë, për të kërkuar biletën drejt Superligës 2022/23.

Dy skuadrat e kërkojnë maksimalisht Superligën, edhe pse - puna e plotë nuk kryhet më 21 maj, por më 28 maj, pasi që fituesi i kësaj ndeshjeje do të ndeshet me pozitën e tetë të Superligës. Por kjo, temë për javën tjetër.

Të shtunën e 21 majit trajnerët përkatës të ekipeve, Granit Begolli dhe Samuel Nikaj, përkatësisht do të hedhin në fushë lojtarët më të mirë në dispozicion për të qenë pjesë e 11-shes që do të luftojë për të fituar ndeshjen.

Siç dihet, nëse nuk ka fitues pas 90-minutave lojë, luhen vazhdimet e në rast nevoje edhe penalltitë.

Kurse, më poshtë stafi i TopSporti.com është munduar të bëj 11-shet e mundshme për ndeshjen e nesërme, duke u bazuar në paraqitjet më të shpeshta të lojtarëve që janë paraqitur në fushë nga trajnerët.

Begolli e Nikaj edhe sonte do të mund të mendojnë për ndonjë opsion befasues, ndërsa nesër në fushë do të flasin lojtarët.



FORMACIONET E MUNDSHME:

LIRIA: Dalyan Stewart Hawes;

Visar Berisha, Robert Gjeraj, Ermal Vitija, Viktor Kuka;

Diellor Beseni, Rroni Gashi, Blendi Memaj, Fitim Susuri; Liridon Fetahaj;

Astrit Berisha.
VUSHTRRIA: Petrit Tahiri;

Edon Pasoma, Mario Teqja, Etrit Halimi, Ismet Caka;

Dior Zabërgja, Bashkim Shala, Leart Emini, Daut Maxhuni;

Uendi Vecaj; Labinot Osmani;

 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë