LIRIDON FETAHAJ
Liridon Fetahaj te Prishtina
12 June, 2017 @15:10
Skuadra e Lirisë së Prizrenit ka humbur sulmuesin më të mirë të skuadrës, Liridon Fetahaj.
Futbollisti i dalluar në sulm me lojën e tij dhe depërtimet drejt zonës, sot ka nënshkruar për nënkampionin e Kosovës, Prishtinën dhe atë për tre vite.
“Prishtina më ka ofruar kushtet më të mira dhe jo vetëm kjo, por kam ardhur qindpërqind me zemër. E vërtet se Prishtina më ka kërkuar tani e katër vite, por tani besoj se janë pjekur kushtet për një emër të madh siç është Prishtina. Kam ardhur të luaj futboll, t’i tregoj të gjitha cilësitë e mia që të kontribuoj sa më shumë duke ndihmuar klubin që të rikthej titullin e munguar tani kaq shumë vite dhe që vitin tjetër të shkojmë në kualifikime të Ligës së kampionëve”, ka thënë ish-10 i Lirisë, Liridon Fetahaj, shkruan faqja zyrtare e Prishtinës sot.
Fetahaj ka shënuar 12 gola në Superligë në stinorin e shkuar për Lirinë.
Në total ai ka shënuar 14 gola dhe 10 asistime për bardhezinjtë nga Prizreni, gjatë gjithë stinorit.