Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NIS PUNËN TE EKIPI I RI

Lirim Kastrati pas transferit, nis stërvitjet me Widzewin

Foto: widzew.com

Lirim Kastrati pas transferit, nis stërvitjet me Widzewin


29 January, 2024 @11:47

Futbollisti i Kosovës, Lirim Kastrati, që luan në poztë të mbrojtjes dhe deri tash ka qenë pjesë e Ujpestit në Hungari, pasi që u zyrtarizua dje si lojtar i ri i Widzew Lodzit në Poloni, veçse ka nisur stërvitjet me ekipin e tij të ri.

Mbrojtësi 24 vjeçar, që mund të luajë në disa pozita të mbrojtjes, ka qenë pjesë e ekipit hungarez në katër vitet e fundit, ndërsa tash e tutje do të luajë në kampionatin polak.

Ndërsa në artikullin e botuar pas stërvitjeve të para me ekipin, reprezentuesi i Kosovës i ka folur faqes zyrtare të klubit duke thënë se po ambientohet mirë në ekip.

Widzew - Lirim Kastrati

“Kolegët më pritën mirë në ekip. Nuk jam tip i tërhequr dhe më pëlqen të bëj shoqëri, pasi që kjo më mundëson të kuptohemi më mirë me secilin,” ka thënë ndër të tjera Kastrati.

Ai do të punojë te Widzewi nën urdhërat e trajnerit Daniel Mysliwec, kurse ekipi pjesën vjeshtore të stinorit e ka kryer në pozitë të 12. të renditjes tabelare të Ekstraklasës polake, me 22 pikë nga 19 ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga International