SHQIP NË BOTË

Lirim Kastrati shënon golin e parë me Ujpestin
17 April, 2021 @16:42
Mbrojtësi Lirim Kastrati ka shënuar golin e parë në skuadrën e tij hungareze, Ujpest.
22 vjeçari nga Turjaka e Malishevës, shënoi në minutën e nëntë për golin e parë të ndeshjes përballë skuadrës Mezokovesd-Zsory, që përfundoi me fitoren 3-0 të Ujpestit.
Kastrati në Ujpest ishte transferuar në gusht të vitit të kaluar nga Bologna.