Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BAYERN MUNCHEN

Lirohet Honess

Foto: Google Images

Lirohet Honess


29 February, 2016 @12:24

​Në një konfirmim zyrtar, Ministria e Drejtësisë së Bavarisë ka konfirmuar që pasi e përfundoi dënimin prej 3 viteve e gjysëm, sot është liruar Uli Honess, ish-presidenti i Bayernit.

Fitues i Botërorit 1974 me kombëtaren gjermane, Uli Honess, ishte dënuar me burg nga gjykata gjermane në mars të vitit 2014 për shkak të parregullsive financiare në deklarimin e taksave (evazion fiskal).

Shuma e padeklaruar e parave u raportua të ishte afro 28.5 milionë euro dhe dënimi i shqiptuar ishte 3 vjet e gjysëm burgim. Honess u burgos në qershor të vitit 2014, kurse gjatë vitit 2015 e fitoi të drejtën që në mesditë të largohej nga burgu për disa orë, për të punuar me të rinjtë e akademisë së klubit bavarez.


 
Të gjitha lajmet nga