INTERNATIONAL CHAMPIONS CUP
Liverpool lehtë ndaj Milanit, për finale
3 August, 2014 @11:05
Joe Allen dhe Suso, shënuan nga një gol për fitoren e Liverpoolit ndaj Milanit në kuadër të ndeshjes së fundit të Grupit B të International Champions Cup.
Me këtë Liverpool, vetëm sa konfirmoi me fitore arritjen në finale, pasi që një gjë e tillë u sigurua matematikisht në momentin kur Manchsesdter City u mposht me penallti nga Olympiacosi.
Ajo që vlen të përmendet në këtë ndeshje është se portieri i Milanit, Christian Abbiati, bëhet njeriu i parë që ia ndalë penalltinë - Rickie Lambertit në karrierë.
Liverpool në finale të International Champions Cup do të takohet me Manchester Unitedin.
INTERNATIONAL CHAMPIONS CUP - Tabela përfundimtare - GRUPI B:
1 | Liverpool | 8 pikë | ||
2 | Manchester City | 5 pikë | ||
3 | Olympiacos | 5 pikë | ||
4 | Milan | 0 pikë |