PREMIER LEAGUE
Liverpool nënshkruan me djalin e legjendës së Everton
20 February, 2021 @10:20
Ekipi i Liverpool ka nënshkruar me djalin e ish-lojtarit të Everton, Phil Jagielka, shkruan Goal.
Phil Jagielka ka 385 paraqitje në 12 sezone në Goodison Park, me rivalët e përbetuar të Liverpool, por si duket djali i tij nuk i ka ndjekur hapat e babait të tij.
Djali i ish-mbrojtësit të Everton i cili dallon edhe nga pozita me prindin e tij, që luan në pozitën e sulmuesit, do t’i bashkohet grupmoshave të Liverpool U-14.