Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SEMIFINAL: LIVERPOOL 2-0 VILLARREAL

Liverpool shumë afër finales së Ligës së Kampionëve

Fotot: ucl/fb

Liverpool shumë afër finales së Ligës së Kampionëve


28 April, 2022 @1:28

Dy gola të shpejtë të shënuar brenda 10 minutëshit të parë të pjesës së dytë të ndeshjes, kanë afruar Liverpoolin drejt finales së Ligës së Kampionëve, pasi që mposhtën Villarrealin në ndeshjen e parë gjysmëfinale 2-0 [Josue 53ag., Mane 55].

Vetëm tetë ndeshje, tetë fitore i duhen ekipit të Liverpoolit për tu bërë gjenerata e pavdekshme, duke fituar katër trofetë më të rëndësishme të stinorit (Carabao Cup është fituar, ndërsa për tre të tjera mbeten ende në lojë).

Fitorja erdhi pas dominimit të plotë dhe nëse ka dicka për t’i thënë negative ekipit të Liverpoolit është pse nuk kanë fituar me rezultat më të thellë të mërkurën mbrëma, duke pasur në dorë shumë raste.

Sidoqoftë, finalja duket afër për ekipin e Jurgen Kloppit që neutralizoi tërësisht befasinë e stinorit Villarreal të drejtuar nga Unai Emery, e këta të fundit është vështirë e besueshme se do të kenë mundësinë e rikthimit në ndeshjen e kthimit, duke ditur formën e lartë të Liverpoolit.

“Problemi i vetëm në pjesë të parë ka qenë që nuk kemi shënuar gol,” ka thënë Klopp pas ndeshjes, derisa ka theksuar se paraqitja e ekipit të tij ka qenë briliante.

E nga tabori kundërshtar, ka vend për shpresë.

“Rezultati nuk është i mirë, por në do të provojmë ëndrrën tonë duke provuar diçka tjetër në shtëpinë tonë,” ka thënë Emery pas ndeshjes.

Të martën e 3 majit, Villarreal pret Liverpoolin në ndeshjen e kthimit të gjysmëfianles së Ligës së Kampionëve, ku edhe do të përcaktohet finalisti i parë i këtij stinori në garën më të rëndësishme të futbollit ekipor në botë.

 


 
Të gjitha lajmet nga Champions League