FERONIKELI - GJILANI
Livoreka sjell 3 pikë për Feronikelin
5 November, 2016 @14:48
Kampioni aktual i Kosovës, Feronikeli, ka regjistruar fitoren e nëntë në Superligë.
Goli i vetëm në ndeshje i shënuar nga Përparim Livorek në minutën 45’, i ka sjellur tri pikë të reja Feronikelit nga përballja me Gjilanin.
Nikli kishte edhe dy raste të rëndësishme shënimi në pjesën e parë me anë të Mentor Zhdrellës në minutën 10’ dhe Mark Milicajt në minutën 21’, por asnjëri nga ta nuk arrriti ta mposht poriterin Faton Maloku.
Ndeshja shumë lehtë kishte mundur të përfundojë me rezultat 2-0, kur pas një kundërsulmi të shpejt Blerand Kurtishaj mbeti ballëpërballë me portierin Maloku, por përsëri ky i fundit u tregua më i vëmendshëm.
Me këtë fitore, Feronikeli ngjitet në pozitën e dytë me 28 pikë, por me një ndeshje më shumë se Prishtina që ka 27 pikë dhe ndeshjen e kësaj xhiroje e zhvillon nesër kundër Lirisë.
Kurse Gjilani, mbetet me 18 pikë dhe aktualisht renditet në pozitën e gjashtë.