FAZA PËRGATITORE

Llapi aranzhon dy miqësore ndërkombëtare në Antalya
10 January, 2021 @15:29
Skuadra e Llapit e cila po planifikon të kryejë fazën përgatitore në Antalya të Turqisë, ka aranzhuar dy miqësore me dy skuadra të huaja gjatë kësaj periudhe.
Kështu, llapjanët do të zhvillojnë miqësoren e parë më 22 janar përballë skuadrës ruse, Tom Tomsk, ndërsa dy ditë më vonë do të ndeshen me ekipin bullgar, Arda Kardzhali.
Orari i këtyre ndeshjeve dhe data e nisjes së ekipit në Antalya do të caktohen në ndërkohë.