Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARBËRIA

Mesfushori njofton largimin nga Arbëria

Mesfushori njofton largimin nga Arbëria


10 January, 2021 @15:13

Skuadra e Arbërisë në pjesën pranverore të kampionatit nuk do ta ketë në dispozicion njërin prej mesfushorëve të saj.

Filonit Shaqiri nëpërmjet një postimi ka bërë të ditur se ka përfunduar bashkëpunimin me Arbërinë dhe tani ka mbetur lojtar i lirë.

“Ju bëj me dije përmes këtij publikimi që kam përfunduar bashkëpunimin me klubin futbollistik “Arbëria” dhe tashmë jam një futbollist i lirë. Shfrytëzoj rastin t’i falenderoj drejtuesit e këtij klubi për korrektësinë dhe stafin teknik për besimin,” ka shkruar 27 vjeçari.

Shaqiri ishte transferuar te Arbëria në gusht të vitit të kaluar nga skuadra e Ferizajt.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga