Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TAHIR BATATINA

Llapi do të rikthehet

Llapi do të rikthehet


27 April, 2016 @19:17

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se ekipi i tij, ka mundësi që të shënojë 3-4 herë në portën e Prishtinës në ndeshjen e kthimit.

Me këtë ai ka bërë të ditur se Llapi ka mundësi të rikthimit dhe mund të arrijë finalen përkundër humbjes 3-0 sot në Prishtinë.

“Ka qenë ndeshje mbi të gjitha me ngarkesë për dy skuadrat, por asgjë s’ka përfunduar, ashtu si Prishtina siç i ka dhënë tre gola si vendas, besoj se edhe ne kemi kapacitet t’i shënojmë tre apo katër gola. Ka qenë lojë e mirë dhe sido që të jetë i pranuam dy gola që s’është dashtë t’i marrim, gola e fundit dhe gola e parë. Goli i dytë nga penalltia, gjyqtari më mirë e din se a ka qenë apo s’ka qenë penallti, ai e mban përgjegjësinë për atë. Prishtinës i uroj sukses, që mos të bije nga liga, sepse është klub i madh, por do ta ketë problem, por ata e din vetë më mirë. Llapi elitën e futbollit e ka siguruar dhe është më e qetë se Prishtina dhe kjo është më rëndësi për ne,” ka thënë Tahir Batatina, shkruan sot faqja zyrtare e ekipit të Prishtinës, prishtinafc.com.


 
Të gjitha lajmet nga