MATCH REPORT: LLAPI 3-2 FERONIKELI
Llapi me fitore të madhe, ngritet për 3 pozita
13 December, 2020 @14:53
Fitorja e tretë me radhë për Llapin dhe tashmë ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina ka kërcyer nga pozita e parafundit në tabelë, thuajse në mes të klasifikimit të Superligës së ngjeshur me pikë në pjesë të poshtme të renditjes.
Llapi mposhti Feronikelin e Klodian Duros 3-2 [Bujar Idrizi 35, Sava Gardasevic 42, Arbnor Ramadani 61 - Marko Simonovski 42, 76] në Zahir Pajaziti sot, për të regjistruar fitoren e gjashtë të stinorit dhe për të arritur në 20 pikë.
Epësinë llapjanëve ua solli Bujar Idrizi (22) për tu ngritur ajo pas 13 minutash me Sava Gardashevicin në 2-0 (35).
Por mysafirët reaguan me sulmuesin e tyre në formë, Marko Simonovski (42) për të mbyll pjesën e parë 2-1.
Në pjesë të dytë Llapi fitoi penallti 15 minuta pas rinisjes së ndeshjes dhe nga 11 metërshi i saktë u tregua Arbnor Ramadani për 3-1 (61).
Feronikeli u sul në portën e vendasve për të nxjerrë rezultat dhe këtë ishte afër ta arrinte, por përveç golit të dytë të Simonovskit (76), të asistuar nga Yll Hoxha, gol tjetër nuk erdhi dhe kështu ndeshja përfundoi 3-2.
Me fitore Llapi u ngrit lartë në tabelë, ndërsa Feronikeli mbetet në pozitë të pestë sot.