Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI - GJILANI

Llapi mposhtë Gjilanin, del nga zona e rrezikshme

Foto: KF Llapi

Llapi mposhtë Gjilanin, del nga zona e rrezikshme


21 February, 2021 @14:58

Pas një stinori vjeshtor jo shumë të mirë, skuadra e Llapit po duket dukshëm më mirë në pranverë.

Javën e kaluar Llapi u paraqit mjaft mirë ndaj Dritës përkundër humbjes 1-0, e sot erdhi fitorja.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina arriti ta mposhtë 3-1 (Elvis Prençi 3’, Mentor Zhdrella 48’, Kushtrim Shabani 90+3’) / Gerhard Progni 53’) skuadrën e Gjilanit, për ta shënuar kështu fitoren e shtatë sezonale.

TABELA AKTUALE

Epërsia fillestare e vendasve erdhi nga Elvis Prençi që në minutën e 3’, e më pas goli i dyfishimit të rezultatit vonoi deri në minutën e 48’, kur Mentor Zhdrella shënoi për 2-0.

Gjilanasit u rikthyen në lojë me golin e Prognit (53’), por Llapi e menaxhoi mirë ndeshjen deri në fund, kur edhe e gjeti golin e rezultatit përfundimtar përmes Kushtrim Shabanit nga distanca, 3-1 në minutën e tretë të kohës shtesë.

Kjo fitore bën që Llapi të largohet nga zona e rrezikshme, duke u ngjitur mbi Arbërinë, kurse Gjilani ndodhet i katërti në renditje, larg kreut dhe larg zonës së rrezikshme. Skuadra gjilanase ende nuk di për fitore në pranverë sivjet.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga