Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI - MALISHEVA

Llapi përsëri fiton, mbi 4 muaj pa humbje

Llapi përsëri fiton, mbi 4 muaj pa humbje


26 February, 2022 @15:00

Tjetër paraqitje mjaft e mirë dhe tjetër fitore për Llapin në Superligë!

Sot podujevasit e mposhtën Malishevën me rezultat 3-0 (Valmir Veliu 28’ 44’, Arbnor Ramadani 83’), për të shkuar kështu në mbi 4 muaj pa humbje në Superligë. Humbja e fundit e Llapit në Superligë daton më 23 tetor 2021, kur Llapi mposhtej 1-3 nga Drita.

Fantastike sot te Llapi ishte paraqitja e Valmir Veliut. Ai arriti që të shënojë dy herë përgjatë pjesës së parë, për ta çuar kështu Llapin në pushim mes pjesëve me epërsi dygolëshe.

TABELA AKTUALE

Nga minuta e 72’ e ndeshjes, Llapi luajti me një lojtar më pak pas përjashtimit me karton të kuq të Benjamin Eminit, por kjo nuk i pengoi podujevasve që ta gjenin edhe golin e tretë. Në minutën e 83’ për 3-0 shënoi Arbnor Ramadani, rezultat me të cilin në fund u mbyll ndeshja.

Kështu, Llapi vazhdon t’iu qëndrojë afër liderëve të renditjes, ndërkohë që Malisheva për momentin është e shtata në renditje.

Xhiron që vjen, Llapi i shkon Ballkanit, kurse Malisheva e pret Niklin.


 
Të gjitha lajmet nga