PODUJEVË

Foto: KFLlapi/fb
Llapi siguron shërbimet e Igor Vukcevicit
26 June, 2022 @19:51
Skuadra e Llapit që në javën që vjen do të luajë ndeshje ndërkombëtare në kuadër të Ligës së Konferencës, dje ka bërë të ditur se ka arritur të sigurojë shërbimet e sulmuesit malazez, Igor Vukcevic.
Vukcevic 22-vjeçar është sulmues qëndror, ndërsa së fundi ka qenë pjesë e ekipit Kom Podgorica, ku ka shënuar 17 gola në 34 paraqitje.
Vukcevic ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me Llapin, ndërsa ai do të mund të debutojë kundër ish-ekipit të tij Buducnost, me të cilin Llapi takohet në kuadër të rrethit të parë kualifikues për Ligë të Konferencës 2022/23.