MEMORIES
Llullaku kujton ndeshjen me yjet e Kosovës
12 November, 2018 @23:32
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku, në llogarinë e tij në Instagram ka postuar një fotografi, duke e kujtuar ndeshjen kur ndoshta Kosova kishte përbërjen më të fortë të mundshme ndonjëherë.
Në fakt, kjo fotografi ishte bërë në vitin 2013, në 90 vjetorin e themelimit të Prishtinës, me ç‘rast skuadra nga kryeqyteti zhvilloi ndeshjen jubilare kundër ekipit të përbërë nga yjet e Kosovës.
11-shja startuese e yjeve të Kosovës në këtë ndeshje ishte kështu: Samir Ujkani, Armend Dallku, Lorik Cana, Kristian Nushi, Vullnet Basha, Migjen Basha, Valon Behrami, Granit Xhaka, Azdren Llullaku, Valdet Rama dhe Shefki Kuqi.
Kujtojmë se kjo ndeshje pati përfunduar me fitoren 3-2 të Prishtinës!