AFRIM TOVËRLANI
Na duhet sulmuesi tipik
12 November, 2018 @18:01
Trajneri i Ferizajit, Afrim Tovërlani, ka shprehur pakënaqësinë e tij me rastet e humbura të ekipit.
Kjo po i kushton skuadrës bardhekaltër nga Ferizaji, që aktualisht ka rënë në zonën e rrezikshme të Superligës.
“Prej fillimit po ndodhin të njëjtat gjëra. E kemi ditur që Feronikeli është i fortë, por kemi pësuar gola me gabimet tona. Arsyeja pse jemi këtu është sepse nuk kemi sulmues të mirë, tipik. Ne mund të kemi posedim të topit, por konkretizimi po na mungon shumë. Tash duhet të shikojmë përpara…,” ka thënë Tovërlani pas humbjes.
Ferizaji nuk po kalon kohë të mirë në Superligë në stinorin që iu kthye asaj. Përkundër se ekipi po tregon lojë dhe po krijon raste, goli nuk po vjen dhe ekipi tashmë është në zonë të rrezikshme të Superligës dhe mbetet të përmirësojë rezultatet për t’u ngritur më lartë.