KONFERENCA
Challandes: Kemi qëllime afatgjatë
12 November, 2018 @13:01
Përveç lëndimit të Celinës, Bernard Challandes foli edhe për mundësinë e kualifikimit për në fazën tjetër.
“Natyrisht, nëse nuk do të kualifikohemi do të jetë një lloj zhgënjimi, mirëpo kualifikimi nuk është qëllimi kryesor.
Kemi qëllime afatgjatë dhe duhet të punojmë në mënyrë të tillë. Themelet janë vendosur nga Albert Bunjaki dhe unë po e vazhdoj punën e tij.
Zhgënjim do të ketë, por nuk është fundi i botës nëse nuk kualifikohemi.” - u shpreh përzgjedhësi i Kosovës në konferencën e sotme për shtyp.
GRUPET DHE ORARI - LIGA E KOMBEVE
Më 17 nëntor, Kosova do të jetë mysafire e Maltës, e më pas ndeshjen e fundit e luan ndaj Azerbajxhanit në shtëpi më 20 nëntor.