PAS DUELIT TË SOTËM
Vëllaznimi mbetet pa trajner
11 November, 2018 @19:40
Pas disfatës së sotme nga Besa në Pejë, Vëllaznimi ka mbetur pa trajner. Kjo, pasi që trajneri mitrovicas i ekipit gjakovar, Gani Sejdiu, ka marrë përgjegjësinë për rezultatet në tre ndeshjet e fundit të skuadrës dhe ka ofruar dorëheqjen e tij.
Përkundër se kryesia e klubit ka insistuar që ai të vazhdojë, Sejdiu është treguar të jetë kategorik në vendimin e tij dhe ka kërkuar mirëkuptim nga ekipi duke i falenderuar për bashkëpunim.
“Pas rezultateve në këto tri ndeshje, është më se evidente se në klub ka nevojë që të ndryshohet diçka. Unë e marrë përgjegjësinë për këto rezultate prandaj kam marrë vendim të parevokueshëm që të tërhiqen nga detyra e kryetrajnerit të Vëllaznimit, duke i krijuar kështu hapërsirë Klubit që të bëjë një zgjidhje tjetër për tri ndeshjet e mbetura të këtij stinori dhe rrjedhën e mëtejshme të garave. Duke i dëshiruar Vëllaznimit sukses në të ardhmen, me këtë rast sinqerisht dua të falënderoj kryetarin e Klubit, Kryesinë, bashkëpunëtorët, futbollistët dhe të gjithë të tjerët në Klub për korrektësinë dhe bashkëpunimin. Kam falenderim të posaçëm për tifozët e Vëllaznimit, të cilët asnjë herë nuk na kthyen shpinën” ka thënë Gani Sejdiu, me rastin e prezantimit të dorëheqjes së parevokueshme, shkruan faqja zyrtare e Vëllaznimit.
Në ditët në vijim, Vëllaznimi ka bërë të ditur se do të gjejë zëvendësuesin e Sejdiut.