EDHE BASHKIMI PA TRAJNER
Emin Bajrami jep dorëheqje nga Bashkimi
11 November, 2018 @20:08
Trajneri i Bashkimit të Koretinit, Emin Bajrami, përmes një postimi në llogarinë e tij të Facebookut, ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i trajnerit të ekipit.
Dorëheqja e tij ka ardhur pas humbjes së sotme të ekipit si vendas ndaj Ramiz Sadikut, 2-4.
“Bashkimi ka nevojë për ndryshime duke filluar nga unë si trajner. Prandaj, jap dorëheqje të parevokueshme nga detyra e trajnerit të Bashkimit, duke i dhënë hapësirë klubit që të bëj zgjedhjen e duhur për të dalë nga kriza,” ka thënë ndër të tjera Bajrami në postimin e tij.
Bashkimi i Koretinit pas 13 xhirove në Ligë të Parë është i parafundit në klasifikim me vetëm 2 fitore nga këto ndeshje.