KONFERENCA
Challandes njofton për lëndimin e mesfushorit
12 November, 2018 @12:53
Në konferencën e mbajtur për shtyp në prag të dy ndeshjeve vendimtare në Ligën e Kombeve, një lajm jo i mirë ka ardhur nga Bernard Challandes, përzgjedhësi i Kosovës.
“Bersant Celina është lënduar në ndeshjen e fundit me Swansean dhe raporti mjekësor tregon që ai nuk mund të luajë në dy ndeshjet që ne i zhvillojmë këtë muaj.
Kemi lojtarë nga grupi që mund ta zëvendësojnë atë në atë pozitë, ndërsa do të shohim nëse do ta ftojmë ndonjë lojtar tjetër në vend të Celinës.” - u shpreh Challandes.
GRUPET DHE ORARI - LIGA E KOMBEVE
Siç dihet, Kosova dy ndeshjet e fundit i luan si mysafire e Maltës dhe si mikpritëse e Azerbajxhanit.