THIERRY HENRY
Presioni po rritet
12 November, 2018 @14:33
Fillim i tmerrshëm për karrierën menaxheriale të Thierry Henry-së, që nuk ka shijuar ende një fitore me ekipin e tij Monaco.
Ish sulmuesi i Francës dhe Arsenalit e Barcelonës, Henry, e pa se nuk është lehtë puna e trajnerit, ndërsa forma e keqe e Monacos po vazhdon në të gjitha garat.
Ekipi nuk ka fituar që nga 11 gushti në asnjë ndeshje zyrtare, ndërsa së fundi demolimi nga PSG-ja ka shtuar presionin.
Përkundër kësaj, Henry ka arsyetim.
“Në fillim ndeshja nuk ishte edhe aq e lehtë për ta, por në fund kur e shikon rezultatin ka qenë fitore e lehtë për PSG-në,” ka thënë Henry, shkruan Eurosport sot.
“Ka pasur reagim, kemi krijuar raste kundër PSG-së, përkundër lojtarëve të shumtë të lënduar që i kemi. Duhet të qëndrojmë pozitiv edhe më,” ka shtuar ai.
Në xhiron e radhës, Monaco do të kërkojë këndelljen ndaj Caenit, si mysafir.