MANCHESTER CITY
44 pasime për golin e Cityt
12 November, 2018 @15:03
Goli i Ilkay Gundoganit dje në derbin ndërmjet Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit sa gëzoi futbollistët vendas për ngritje të avantazhit në 3-1, i gëzoi edhe për diçka tjetër.
Manchester City ka shënuar golin pas 44 pasimeve të sakta të bashkëlojtarëve për të arritur te tundja e rrjetës.
Kjo veçse është një arritje superiore e lojës të cilën e aplikon Josep Guardiola, i cili këtë e përshkruan kështu.
“Nuk është i arsyeshëm pasimi për të qarkulluar topin. Pasimet e shumta arsyetohen kur e lëviz kundërshtarin nga pozita dhe krijon hapësirë për të arritur qëllimin,” ka thënë Guardiola pas ndeshjes.
Manchester City është duke vazhduar pa humbje në Premier League dhe duket si favorit kryesor për të kapur titullin kampion aty, ndërsa me lojën që po tregon nën dirigjimin e Guardiolës, gjithnjë e më shumë po shton adhurues të lojës së Cityt.