Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMUNIKATA E JUVENTUSIT

Lojtarët e Juventusit “shkrijnë” rrogat

Foto: juventus.com

Lojtarët e Juventusit “shkrijnë” rrogat


29 March, 2020 @13:25

Futbollistët e rekord-kampionit të Italisë, Juventus dhe trajneri i skuadrës Maurizio Sarri janë pajtuar që rrogat e tyre mujore të shkrihen për katër muaj ashtu që ekipi të shpëtojë rreth 90 milionë euro gjatë kohës së pandemisë coronavirus, që ka kapluar gjithë botën.

Të gjitha sportet në Itali janë pezulluar që prej 3 prillit. Lojtarët e Juventusit, në mes të të cilëve është edhe superylli botëror i futbollit, Cristiano Ronaldo, nuk do të marrin pagat e plota përgjatë muajve mars, prill, maj dhe qershor.

Para se të ndalet kampionati, Juventus ka qenë lider i Serie A-së me një pikë mbi Lazion ndjekëse.

“Juventus dëshiron t’i falenderojë lojtarët, trajnerin për besimin e madh dhënë në këto kohëra të vështira për të gjithë,” ka shkruar ndër të tjera komunikata e klubit bianconer.

Juventus është kampion i Italisë në tetë stinorët e fundit!

“Marrëveshja bën që lojtarët përgjatë katër muajve të radhës të pagohen sa për një muaj normal të tyre. Në javët në vijim, marrëveshjet individuale do të përfundojnë, siç është kërkuar,” ka bërë të ditur Juventus.

Deri tash, është bërë e ditur se edhe skuadrat si Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund, kanë bërë të njëjtën.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A