Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI

Lojtari i elitës belge, te Feronikeli

Lojtari i elitës belge, te Feronikeli


29 December, 2019 @17:13

Përmes një njoftimi zyrtar, klubi i Feronikeli ka bërë të ditur përforcimin e radhës.

Në vazhdën e ristrukturimit të klubit nga Drenasi, sot është zyrtarizuar mesfushori Medjon Hoxha.

NIKLI AKTIV GJATë AFATIT KALIMTAR DIMËROR

20-vjeçari Hoxha luan në pozitën e mesfushorit qendror dhe ofansiv, ndërkohë që mes viteve 2017 e 2019 ishte pjesë e skuadrës Kortrijk, që garon në elitën e futbollit belg. Me këtë skuadër Hoxha zhvilloi 4 paraqitje, gjatë të cilave shënoi një gol.

TABELA AKTUALE

Për më tepër, Hoxha më parë ishte edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës U21.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga