Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MOSKË

Lokomotiva kërkon falje nga Skënderbeu

Lokomotiva kërkon falje nga Skënderbeu


2 October, 2015 @13:44

Lokomotiva e Moskës në faqen zyrtare të klubit ka kërkuar falje prej ekipit të Skënderbeut për thirrjet raciste të brohoritura dje në ndeshjen Lokomotiva-Skënderbeu 2-0. 

“Lokomotiva kërkon falje thellësisht për atë që ndodhi në stadium. Mbështesim tolerancën zero në bazë të rregullores së UEFA-së për diskriminim,” ka shkruar njoftimi i klubit rus. 

“U kërkojmë falje tifozëve dhe klubit Skënderbeu për atë që ndodhi në stadium. Ju sigurojmë se përgjegjësit do të ndëshkohen në bazë të legjislacionit të Federatës së Futbollit të Rusisë dhe do të marrim masa që gjëra të tilla të mos përsëriten,” ka vazhduar ndër të tjera klubi rus. 

Lokomotiva Moska mposhti Skënderbeun 2-0 mbrëmë në ndeshjen e Grupit HEuropa League


 
Të gjitha lajmet nga