SPONSOR WAR
Lufta e Nike me Adidas për gjigantët e futbollit
16 July, 2014 @8:44
Nike dhe Adidas, kjo është lufta kryesore që zhvillohet te ekipet e mëdha të futbollit sot për thithjen e milionëve.
E dy kompanitë në fjalë e kanë të qartë se me ekipet e mëdha - shitja e tyre shumëfishohet.
Ditë më parë Manchester United theu rekordin e shumës së fituar për ndërrim të markës së fanellave të tyre.
Djajt e kuq do të kalojnë nga Nike në Adidas me fillimin e stinorit 2015/16 - dhe përë këtë ‘flijim’ të tyre, gjermanët e Adidasit do t’i paguajnë 94.2 milionë euro në vjet që është rekord botëror dhe atë larg nga të tjerat.
Derisa amerikanja Nike ka në dorë Barcelonën, Paris St Germainin, Interin dhe Manchester Cityn edhe për disa vjet, duhet të ketë kujdes tash e tutje nga Adidasi gjerman që mund t’ia merr ndonjërën. E Adidas i ka të sigurtë edhe për disa vjet Real Madridin, Chelsean, Bayern Munchen, Milanin e Ajaxin.
Puma dhe Warrior janë dy kompani tjera që po kërkojnë të futen në treg, duke marrë disa ekipe të mëdha - por përkundër këtyre, pritet të shihet se çka do të ndodh me ekipet, kontrata e të cilëve përfundon para vitit 2020 me kompanitë aktuale.
E për atë se si përfitojnë kompanitë nga ky reklamim - mund të shihni fotografinë ku arkat janë plotë në një ditë të zakonshme pune - ku të gjitha që blehen në dyqanin e një ekipi i përkasin Nike, Adidas - apo çfarëdo që të jetë sponsori.
Kush sa fiton aktualisht:
EKIPI | KOMPANIA | MILIONA NË VJET | KONTRATA PËRFUNDON: |
Real Madrid SPA | Adidas | 39 | 2020 |
Chelsea ANG | Adidas | 37 | 2023 |
Arsenal | Puma | 37 | 2019 |
Liverpool ANG | Warrior | 31.5 | 2019 |
Barcelona SPA | Nike | 30 | 2018 |
Manchester United ANG | Nike | 30 | 2015 |
Bayer Munchen GJER | Adidas | 29 | 2020 |
Paris St Germain FRA | Nike | 20 | 2021 |
Inter ITA | Nike | 20 | 2023 |
Milan ITA | Adidas | 20 | 2023 |
Juventus ITA | Nike | 17.5 | 2015 |
Manchester City ANG | NIke | 15 | 2019 |
Porto POR | Warrior | 14.8 | 2018 |
Ajax HOL | Adidas | 7 | 2019 |
Borussia Dortmund GJER | Puma | 6.25 | 2020 |
Atletico Madrid SPA | Nike | 2.5 | 2016 |
KONTRATAT E REJA:
1 | EKIPI | NDËRRON KOMPANINË | MILIONA NË VJET | KONTRATA E RE: |
2 | Manchester United ANG | Lë NIKE kalon te ADIDAS | 94.2 | 2015-2025 |
3 | Juventus ITA | Lë NIKE kalon te ADIDAS | 23.2 | 2015-2021 |