PAS 8 XHIROVE
Luftë e nxehtë për Botëror në Amerikën Jugore
7 September, 2016 @23:08
Vetëm 5 pikë ndajnë liderin e Amerikës Jugore nga vendi i shtatë, në luftë për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Uruguaji pas 8 ndeshjeve ka 16 pikë, ndërsa Kili (kampion aktual i Amerikës) ka 11 pikë dhe gjindet në pozitën e shtatë, nga 10 skuadra që hynë në garë për katër vendet e para që dërgojnë direkt dhe një tjetër në Play-Off për Botëror.
Së fundi, barazimi i Argjentinës 2-2 ndaj Venecuelës u ka kushtuar shumë gauçosëve, që nuk arritën ta kapin kreun, ndërsa Uruguaji e shfrytëzoi këtë më së miri duke shënuar fitore të thellë ndaj Paraguajit, 4-0.
Brazili u ngrit mbi Argjentinën me fitore ndaj Kolumbisë 2-1, ndërsa Bolivia ndali Kilin nga futja në TOP 4 për momentin, 0-0.
Venecuela, që është e fundit në klasifikim dhe thuajse pa gjasë për kualifikim në Botëror, me barazim ndaj Argjentinës ka bërë befasinë e ditës në grupin jugamerikan kualifikues për Botëror.
Sistemi i garave:
Në Amerikën Jugore skuadrat luajnë brenda-jashtë me çdonjërën në sistemin e ligës. Katër vendet e para shkojnë direkt në Botëror, i pesti luan play-off me nënkampionin e kontinentit të Australisë. |