NË SKENDERAJ
Elshani shpëton Besën nga humbja
7 September, 2016 @17:50
Mesfushori i Besës, i ardhur nga kampioni Ferronikeli këtë stinor, Qemail Elshani, me një gol të shënuar në minutat shtesë të takimit, ka shpëtuar ekipin pejan nga humbja e parë e stinorit.
Besa ka barazuar në minutën e 93-të të takimit për të marrë me vete një pikë drejt Pejës.
Drenica, pas një pjese të parë mesatare, ka shënuar gol përmes Osman Mziut në minutën e 63-të të takimit, kur ky u shërbye mrekullisht nga puna e jashtëzakonshme e Granit Arifajt.
Sidoqoftë, pas këtij barazimi, të dyja skuadrat që nisën stinorin me nga 2 fitore, mbeten të pamposhtura, duke regjistruar barazimin e parë të stinorit.
Formacionet startuese:
DRENICA: | Sadiku, Ibrahimi, Caka, Geci, Krasniqi, Mziu, Osmani, Syla, Dajaku, Arifaj, Bejta. |
||
BESA: | Kolshi, Osmani, Fi.Papuqi, Fl.Papuqi, Prekazi, Miftaraj, Dabiqaj, Kasapi, Qorraj, Shabani, Karahoda. |