MITROVICË
Liria shkëlqen në Mitrovicë
7 September, 2016 @17:24
Në një takim interesant në Mitrovicë, i cili dhuroi emocione në fundin e tij, fituese doli skuadra nga Prizreni, e cila arriti të shënojë plot 4 gola dhe të kthehet në shtëpi me pikë të plota, duke e siguruar kështu trepikëshin e parë sivjet.
Fillimisht epërsia e prizrenasve erdhi nga Blendi Memaj pas asistimit të Liridon Fetahajt në minutën e 53’. Më pas, gjërat u lehtësuan edhe më tepër për Lirinë pas përjashtimit të Bujar Ramës, lojtarit të skuadrës vendasve, i cili u largua nga loja në minutën e 64’ të takimit.
Ndeshja vazhdoi pa gola deri në fund, ndërsa në 10 minutat e fundit të takimit u shënuan plot 4 gola. Për vendasit shënoi Hasan Hyseni, ndërsa fitoren e mysafirëve e siguruan golat e Berishës, Fetahajt dhe Gashit në çastet e fundit të takimit.
Pas 3 xhirove, Liria ka 3 pikë, ndërsa Trepça mbetet ende pa pikë.