OBILIQ
Prishtina shkëputet në krye
7 September, 2016 @17:11
Në takimin e luajtur në Obiliq, Prishtina e ka mposhtur me rezultat bindës 3-0 skuadrën e Hajvalisë, për ta vazhduar serinë e suksesshme të 3 fitoreve në 3 ndeshjet e para, ndërsa në anën tjetër Hajvalia mbetet ende pa pikë këtë sezon.
Takimi filloi furishëm për Prishtinën, me golin e parë që erdhi qysh në minutën e 2’ nga Labinot Osmani. Epërsia u dyfishua nga Liridon Leci nga gjuajtja e lirë, ndërsa goli i tretë u shënua nga Ahmed Januzi në pjesën e dytë.
Përkundër faktit që Prishtina luajti për afro 30 minuta me dy lojtarë më pak në fushë pas përjashtimit të Debatik Currit e Endrit Krasniqit në minutat 64’, përkatësisht 66’, Hajvalia nuk arriti ta shënojë golin e nderit.
Kjo ishte fitorja e parë e Prishtinës në 7 takimet e fundit me Hajvalinë. Në 6 parapraket, Hajvalia kishte 4 fitore dhe 2 barazime.
Formacionet startuese:
PRISHTINA: | Muqiqi – Kukaj, Dallku, Leci – Curri, Hamiti, Krasniqi, Lushtaku, Mankenda – Osmani, Januzi. | ||
HAJVALIA: | B. Halimi – E. Halimi, Krasniqi, Gashi,, Halili, Kastrati, Kelmendi, Babaj, Sejdiu, Maloku, Guraziu. |