NË FERIZAJ
Gjilani s’lejon befasi
7 September, 2016 @17:43
Skuadra e Gjilanit, që po llogaritet si një ndër ekipet serioze këtë stinor në Superligë, ka shënuar edhe fitoren e dytë me radhë në Superligë, duke e përmbysur epërsinë e hershme të Ferizajit sot si mysafir.
Ferizaji morri epërsinë përmes lojtarit të dalluar të ekipit, Muhabi Bushi, që në minutën e tetë.
Por kundërpërgjigja e lojtarëve të Arbnor Morinës qe e shpejtë.
Ka qenë sulmuesi i efektshëm, Isa Eminhaziri që barazoi në minutën e 20-të, ndërsa në fillim të pjesës së dytë Betim Haxhimusa i dha fitoren Gjilanit.