TE PRISHTINA
Baftiu regjistrohet
7 September, 2016 @21:36
Sulmuesi i ri, Blend Baftiu, më në fund pas dy muaj pritje është regjistruar dhe ka të drejt loje.
Ky lajm i mirë për Prishtinën, vjen në momentin e duhur pas disa futbollistëve të suspenduar dhe lënduar.
Baftiu, 18 vjeç, luan në pozitën e sulmuesit, por edhe mesfushorit ofensivë dhe konsiderohet futbollistët ndër më perspektivë të skuadrës prishtinase. Ai erdhi nga Skënderbeu.