NË PRISHTINË
Kosova Prishtinë, e vetmja me 2 fitore
7 September, 2016 @19:15
Skuadra e Kosovës së Prishtinës ka marrë lidershipin e Ligës së Parë sot, duke e shënuar edhe fitoren e dytë me radhë.
Futbollistët e ekipit nga kryeqyteti kanë mposhtur Istogun e rënë nga Superliga, me rezultat të ngushtë, por shumëgolësh 3-2 në fund, duke u bërë ekipi i vetëm në Ligë të Parë me 2 fitore nga 2 ndeshjet e para të stinort.
Urim Statovci ka shënuar 2, ndërsa Valgjin Bllaca një tjetër për t’ia dhënë fitoren vendasve sot.
Në fakt, fitorja e Kosovës bëhet edhe më e madhe kur kihet parasysh se Istogu ka qenë dy herë në epërsi sot, 0-1 dhe 1-2, përmes golave respektivisht të Erjon Qetës dhe Adnan Maxharrajt.
Pas kësaj fitoreje Kosova e Prishtinës me 6 pikë është në krye të renditjes, ndërsa Istogu ka vetëm 1 pikë nga 2 duelet e para në Ligë të Parë.