REDS
Luftojnë dhe fitojnë
10 March, 2013 @18:59
Djelmoshat e Brendan Rodgersit kanë treguar një lojë të mrekullueshme sot ndaj Tottenhamit që është në formë të shumë të mirë.
Përkundër se me oscilime, të kuqtë nga Anfield Road, kanë arritur në fund që të shpëtojnë ndeshjen dhe t’i arkëtojnë tre pikë të rëndësishme në luftën e tyre drejt një vendi që dërgon në Ligë të Kampionëve.
Ndeshja ka qenë me rikthime pasi që Luis Suarez ka dërguar Liverpoolin në epërsi 1-0, pastaj mbrojtësi belg Jan Verthongen, e ka përmbysur epërsinë e Liverpoolit duke shënuar dy herë për 1-2 në të mirë të Tottenhamit, por Stewart Doëning ka barazuar në 2-2, ndërsa Steven Gerrard ka shënuar nga penalltia në minutën e 82-të për rezultatin përfundimtar 3-2 në të mirë të të kuqve.
Me këtë fitore Liverpool është ngritur nga vendi i tetë në të gjashtin, mbi rivalin lokal Evertonin.
PREMIER LEAGUE, SOT:
Newcastle United - Stoke City | 2-1 | ||
Liverpool - Tottenham Hotspurs | 3-2 |