LA LIGA

REUTERS
Lugano në Malaga
4 January, 2013 @19:21
Diego Lugano, mbrojtësi i Paris St Germainit, ka kaluar në Malaga. Ish futbollisti i Fenerbahçes, Lugano, pas 21 ndeshjeve për 1 vit e gjysëm me ekipin nga kryeqyteti françez ka kaluar te Malaga në formë huazimi.
Nëse Malaga paguan në fund të stinorit 1.5 milionë euro mund t’ia marrë edhe kartonin e mbrojtësit të përfaqësueses së Uruguajit.
Hapësira në ekipin parisien për Luganon u ngushtua pas ardhjes së Thiago Silvas nga Milani. Malaga aktualisht gjindet në pozitën e katërt të La Ligas spanjolle, ndërsa ka befasuar të gjithë pasi që në stinorin debutues në Ligën e Kampionëve ka arritur fazën eliminatore, ku do të takohet me Porton.