SERIE A

Foto: Serie A
Lukaku ndihet i lumtur në Inter
25 February, 2021 @12:45
Sulmuesi belg, Romelu Lukaku, duket se po e shijon kohën e tij në Serie A dhe nuk dëshiron të largohet.
Lukaku po kalon formë të lartë këtë edicion në Inter, duke qenë njëri nga futbollistët kryesorë të skuadrës, që tashmë janë në vendin e parë.
Në rrjetin social Twitter, sulmuesi u pyet se “a do të kthehet në shtëpi”, pas interesimit të Manchester City, por përgjigja e tij ishte “jam në shtëpi”.