TRAJNERI I DRENICËS
Lushtaku dënohet me të holla
27 September, 2018 @19:45
Kryetrajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, është dënuar me të holla nga Komisioni Disiplinor i FFK-së.
Ai ka qenë në Procedurë Disiplinore për shkak të largimit nga pankina, që ka ardhur si pasojë e fyerjeve ndaj asistent referit të ndeshjes KEK - Drenica.
Lushtaku ka marrë dënim prej 200 eurove dhe ka afat prej 15 ditësh për të paguar atë.