LYON-BESIKTAS

Foto: europaleague
Lyon shfrytëzon gabimet e Besiktasit për rikthim
13 April, 2017 @23:30
Futbollistët e Besiktasit kanë qenë shumë afër të dalin triumfues në Lyon sonte, por në dhjetë minutëshin e fundit të ndeshjes dy gabime të mbrojtjes, posaçërisht e golit të dytë nga portieri brazilian i ekipit turk, Fabri, ka bërë që francezët të fitojnë 2-1.
Natyrisht, rezultat i mirë për Besiktasin para ndeshjes së kthimit në Stamboll javën që vjen, por Lyon ka dominuar plotësisht në pjesë të dytë të takimit duke kërkuar pa ndalë golin, që në fund erdhi dhe atë dy herë.
Besiktas në pjesën e parë ka qenë më i rrezikshëm, ku prej disa tentimeve, një rast e konkretizuan përmes Ryan Babel. E ky gol si mysafir, mund të jetë avantazh i madh për ekipin turk të enjten tjetër.
Ryan Babel Goal HD - Lyon 0-1 Besiktas 13.04.2017 by Highlights-Serie-A
Goal HD - Olympique Lyon 2-1 Besiktas 13.04… by FOOTBOLEE