ALBION
Mal (i zi) për Anglinë
26 March, 2013 @23:15
Përfaqësuesja malaziase e udhëhequr nga trajneri Branko Brnovic ka arritur të ndalë anglezët në stadiumin Pod Goricom në Podgoricës për të barazuar 1-1.
Me këtë barazim malazezët kanë përfituar më së shumti, pasi që kanë ruajtur epërsinë prej dy pikëve në krye të tabelës.
Përkundër se sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka dërguar heret në epërsi skuadrën e udhëhequr nga Roy Hodgson, ka qenë zëvendësuesi Dejan Damjanovic që ka barazuar në fillim të çerekut të fundit të ndeshjes. Sulmuesi kosovar i Malit të Zi, Fatos Beqiraj, nuk është paraqitur për asnjë minutë në fushë dhe ka ngrohur bankën rezervë gjatë tërë ndeshjes.
Mali i Zi dhe Anglia ende nuk kanë pësuar humbje në Grupin H.
REZULTATI:
Mali i Zi - Anglia | 1-1 | Damjanovic 76 - Rooney 6 |
TABELA AKTUALE GRUPI H:
1 | Mali i Zi | 14 pikë | ||
2 | Anglia | 12 pikë | ||
3 | Polonia | 8 pikë | ||
4 | Ukraina | 8 pikë | ||
5 | Molldavia | 4 pikë | ||
6 | San Marino | 0 pikë |